Veliaj: U japim fund problemeve me përmbytjet - News, Lajme - Vizion Plus

2016-12-03 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
https://www.instagram.com/vizionplustelevizion/

Zona që përshkon rruga e ?Kavajës?, nga ?21 Dhjetori? deri te ?Pallati me Shigjeta?, do të ketë shumë shpejt një rrjet të ri kanalizimesh të ujërave të zeza dhe të bardha. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, theksoi se me këtë investim, do t?i jepet zgjidhje një problemi gati 20-vjeçar, sidomos për periudhat e shirave.

?Ky është një nga 105 kantieret e UKT, ku jemi duke punuar, megjithatë është një ndër më të rëndësishmit, pasi lidh një aks që kryen disa funksione; së pari, nga ?21 Dhjetori? deri te ?Pallati me Shigjeta? është aksi kryesor i shkarkimit në Lanë. Prej kohësh kemi pasur një ?hinkë?, e cila krijohej nga pendenca e qytetit nga sheshi ?Skënderbej? në pjesën e jugore, duke sjellë ujërat, mbetjet, kanalet e ujërave të bardha e të zeza në Lanë. Duke bërë këtë investim, paraprakisht e kemi më kollaj të vazhdojmë me rehabilitimin e shtratit të Lanës dhe shëtitoren nga të dy anët?.

Veliaj theksoi se investimi që po kryhet është projektuar me kapacitete e cilësi që t?i rezistojë kohës dhe zhvillimit të mëtejshëm të Tiranës.

?Zona midis Lanës dhe rrugës së Kavajës është një zonë ku po shtohet zhvillimi, ndaj duhet të planifikojmë që tani, jo vetëm si të rregullojmë gabimet e së shkuarës, por t?i paraprijmë një qyteti që sa vjen e rritet. Sot, në qytetin e Tiranës transferohen rreth 20 mijë vetë në vit, pra rreth 50 vetë në ditë, ndaj është shumë e rëndësishme që të planifikojmë jo vetëm si të shmangim problematikat që kemi hasur në të kaluarën nga reshjet, por si planifikojmë për një qytet që është i destinuar vetëm të rritet në kushtet ekonomike që ka Shqipëria, ku Tirana është poli kryesor i biznesit e sipërmarrjes?.

Investimi i ne sistemin e ri të kanalizimeve në zonën e Rrugës së Kavajës, ka për qëllim të zhbllokojë situatën e krijuar në vite, ku sistemi aktual funksionon pjesërisht dhe jep vazhdimisht probleme që çojnë në përmbytje edhe bllokime.

Free Traffic Exchange