Report TV - Harta e re elektorale, një mandat më pak Kukësit, Korçës e Beratit

2016-12-03 0

TIRANE-Në zgjedhjet 2017 do të ketë një hartë të re elektorale. Më shumë deputetë do të ketë në Tiranë e Durrës, u hiqet nga një mandat Korçës, Beratit e Kukësit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi sot ndryshimet në mandatet e qyteteve, ku gjithsej do të jenë 140 deputetë.

KQZ ndau numrin e mandateve në bazë të përllogaritjes së bërë duke iu referuar numrit të popullsisë së dhe formulës së përllogaritjes së mandateve. Sipas ndarjes së re, në Qarkun e Beratit të Kukësit dhe të Korçës të ketë përkatësisht nga një mandat deputeti më pak.

Free Traffic Exchange