Ora News – Katër propozimet e Metës për strukturat e reja drejtuese të LSI-së

2016-12-02 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta i ka propozuar katër kandidatura Konventës Kombëtare që pritet të miratohen për herë të parë nga Konventa Kombëtare Zgjedhore.
Pas mbledhjes së zhvilluar me dyer të mbyllura, Meta ka vendosur që të propozojë për zv/kryetari të LSI-së, Petrit Vasilin, ndërsa për sekretar të Përgjithshëm, Endrit Brahimllarin, post që e ka mbajtur deri më tani Luan Rama. Meta ka vendosur gjithashtu që Luan Rama dhe deputetja Kejdi Mehmetaj të votohen si nënkryetarë.
Gjithashtu, z. Meta ka ftuar çdo anëtar të Komitetit Drejtues Kombëtar dhe deputetë, të cilët dëshirojnë të kandidojnë në këto poste, të paraqesin kërkesë me shkrim deri nesër (e shtunë) para orës 10:00 pranë Sekretarit të Përgjithshëm, z. Luan Rama.
Një tjetër risi do të jetë miratimi në Statutin e LSI-së i krijimit të Kryesisë Ekzekutive të LSI-së, ku përveç Kryetarit të LSI-së, Sekretarit të Përgjithshëm, Zv.Kryetarit dhe dy N/Kryetarëve, do të jenë pjesë edhe Kryetari i LRI-së dhe Kryetari i LGI-së.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kater-propozimet-e-metes-per-strukturat-e-reja-drejtuese-te-lsi-se/

Free Traffic Exchange