Drogë drejt Turqisë, si e trafikojnë shqiptarët me makina dhe duke e fshehur në trup

2016-12-02 16

Rasti i kapjes nga policia në pikën kufitare të Kapshticës të një çifti në makinën e të cilëve u zbuluan më shumë se 20 kg marijuane, dhe që kishin destinacion final Turqinë nuk është rast i izoluar. Prej kohësh, trafikantët shqiptare të marijuanes e kanë shndërruar Turqinë në një nga rrugët e tyre të trafikimit. Por, mungesa e informacionit për dënimet që i presin atje në rast se kapen nga dogana apo policia turke, ka bërë që trafikantet shqiptare të vazhdojnë të ndërmarrin aventurat e trafikimit siç ishte rasti i fundit.

Sipas avokatit shqiptar Kadri Hoxha që punon prej vitesh në Stamboll, vitet e fundit janë dyfishuar masat e dënimit për personat që kapen duke futur drogë në Turqi. Sipas avokatit Hoxha, janë të paktën 25 shqiptare mes tyre dhe një femër, që tashme kanë marrë dënimet e formës të prerë nga Gjykatat turke për veprën e trafikimit të drogës kryesisht të marijuanes, dënime që variojnë nga 18 deri ne 25 vjet burg, edhe për vetëm pak kilogramë marijuane. Pjesa me e madhe e shqiptareve të dënuar nga gjykatat turke, kanë pranuar se janë bërë pjesë e rrjetit të trafikut të drogës Shqipëri-Turqi, kryesisht për shkaqe ekonomike.

Tv Klan, ka mundur të siguroje edhe foto të bëra nga autoritetet turke gjatë arrestimeve të disa prej shqiptareve të akuzuar për trafikim të marijuanes drejt territorit turk. Trafikantet shqiptare zgjedhin më së shumti transportin rrugor, me autobusë ose makina private, duke zgjedhur kryesisht pikat kufitare të Ipsala dhe të Kapikule. Droga fshihet në pjesë të ndryshme të makinës ose brenda produkteve të tjera, por nuk mungojnë rastet e fshehjes se drogës në trup, si tregohet edhe nga këto foto, ku dy shtetasit shqiptare të arrestuar nga dogana turke, detyrohen të pozojnë para kamerave.

Free Traffic Exchange