Ora News – Kavajë, çelet zyra multifunksionale që ofron 200 shërbime

2016-12-02 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Duke nisur nga sot, qytetarët e Kavajës do t?i thonë lamtumirë radhëve të gjata nëpër institucione për kryerjen e procedurave të ndryshme. Nga sot është funksionale Qendra e Sherbimeve Publike me nje ndalesë ADISA, ku pesë institucione do të ofrojnë rreth 200 shërbime për qytetarët, duke evituar, burokracitë dhe korrupsionin. Ministrja e Inovacionit dhe Administrates Publike, Milena Harito tha se për herë të parë nuk shkojnë qytetarët tek shteti, por anasjelltas.
Milena Harito: Ne kemi detyrën t?i shërbejmë me standard dhe kjo është faza e parë e reformës. Një fazë tjetër është marrja e informacionit dhe kemi FSSH, i cili lëshon kartat e shëndetit për qytetarët dhe sot me teknologjinë që kemi zbatuar për kartat e shëndetit kjo merret brenda 1 minute
Kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi tha se kjo qëndër shërbimesh është garanti qe çdo qytetar të marrë përgjigje për çdo problem.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kavaje-celet-zyra-multifunksionale-qe-ofron-200-sherbime/

Free Traffic Exchange