Ora News – Ahmetaj: Luftë ndaj abuzimeve me shitjen e duhanit

2016-12-02 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Financave ka paralajmëruar luftë ndaj fenomenit të tregtisë së paligjishme të duhanit. Ministri Arben Ahmetaj tha se nga aksioni i nisur në këto vite ka pasur një rritje të ardhurave në buxhetin e shtetit me rreth 17%
Arben Ahmetaj: Këto aksione rezultuan në mbylljen e disa fabrikave ilegale, sekuestrimin e sasive të konsiderueshme të duhanit dhe në ndërprerjen e zinxhirëve ilegal të prodhimit dhe furnizimit me këto produkte.
Krahas kësaj, ne po implementojmë politika fiskale të përgjegjshme dhe si rezultat, të ardhurat e mbledhura nga duhani dhe produktet e tij, janë rritur me pothuaj 17%. Rezultati i pritshëm i deklarimit të importit të cigareve me rreth 500 ton më shumë, se viti i kaluar, është tregues patjetër i suksesit të administrimit fiskal.
Drejtorja e Doganave u shpreh se angazhimi kryesor i institucionit që ajo drejton mbetet lufta ndaj këtij fenomeni shqetësues.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ahmetaj-lufte-ndaj-abuzimeve-me-shitjen-e-duhanit/