Ora News – Ndërprerja e dritave në stadium, OSHEE: Shkak, dëmtimi i një kabulli

2016-12-02 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Fajtor për ndërprerjen e energjisë elektrike në stadiumin Selman Stermasi ka qenë një kabull. Ky është përfundimi i OSHEE për incidentin gjatë ndeshjes. Ndërkohë sipas OSHEE, Tirana do të ketë probleme me energjinë elektrike deri në datën 15 dhjetor.
Dëmtimi i një kabulli ka sjellë ndërprerjen e energjisë elektrike në një pjesë të madhe të Tiranës përfshirë këtu edhe stadiumin ?Selman Stermasi? në të cilin po luhej ndeshja Tirana-Partizani. Ky është sqarimi i drejtorit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Petraq Lika duke shtuar se OSHEE nuk ka mundur që të riparojë në kohë defektin.
Lika: Gjatë kësaj periudhe është duke u zhvilluar një projekt tepër i rëndësishëm, i spostimit të nëstacionit të qendrës. Duke u ndodhur përpara një regjimi ngarkesash të diktuara, ndodhi një incident i padëshirueshëm gjatë procesit të koluadimit, ku një kaboll iu dëmtua izolacioni si pasojë e ngakresës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nderpreja-e-dritave-ne-stadium-oshee-shkak-demtimi-i-nje-kabulli/