Ora News – KQZ: Shqipëria do ketë 90 zona të administrimit zgjedhor, LSI voton kundër

2016-12-02 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur se në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm do të ketë 90 zona të Administrimit Zgjedhor. Me 6 vota pro KQZ ka miratuar propozimin e sjellë nga administrata duke shtuar një zonë më shumë krahasuar kjo me zgjedhjet e 2009.
Biba: KQZ vendos të miratojë ngritjen me 90 zona të Administrimit Zgjedhor në zgjedhjet e 2017 propozuar nga administrata.
Përfaqësuesi i LSI-së në KQZ Gëzim Veleshnja ka kundërshtuar këtë ndarje duke dhënë votën kundër.
Vleshnja: Kisha mendimin që ne ta ndryshonim këtë pr/vendimin që na ka sjellë administrata, ta shtonin numrin e ZAZ për mirëadministrimin e zgjedhjeve dhe jam kundër këtij vendimi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kqz-shqiperia-do-kete-90-zona-te-administrimit-zgjedhor/