Rama inspekton Unazën e Madhe - News, Lajme - Vizion Plus

2016-12-02 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
I shoqëruar nga ministri i transportit, Sokol Dervishaj, dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kryeministri Edi Rama pa nga afër ecurinë e punimeve në Unazën e Madhe. Kreu i qeverisë garantoi mbështetjen edhe për modifikimin e disa nyjeve rrugore problematike për qarkullimin në Tiranë. ?E rëndësishme është që u vu në vijë, sepse ishte një nga projektet e bllokuara të Tiranës, njësoj si bulevardi, edhe ky për shkak të zvarritjeve dhe mungesës së një organizimi minimal në Bashkinë e Tiranës. Tashmë, situata është 100% e përmbysur. Gjithashtu, ka shumë rëndësi që ministria e Transporteve do t?i japi zgjidhje shumë shpejt edhe segmentit që lidh këtë vepër të rëndësishme me pjesën tjetër të unazës dhe kjo anë e unazës do bëhet plotësisht funksionale. Ndërkohë, do vazhdojmë me financimin e anës tjetër, për të lidhur pjesën lart të Farkës dhe të Bregu të Lumit. Fatkeqësisht, ajo që ndodhi me ?Zogun e Zi? disa vite më parë, sot faktikisht është kthyer në një kosto shumë të madhe për qytetarët, sepse në atë nyje duhet ndërhyrë patjetër, siç duhet tentuar një rimodifikim në nyjën tjetër te ?Shqiponja?. Janë vepra që, nëse do i kishim bërë me radhë e në kohën e duhur, e nuk do na kishin dalë pengesat komplet barbare që na dolën, sot do ishim në kushte të tjera. Por rëndësi ka të përfundojë kjo pjesë dhe pastaj me siguri do gjejmë një zgjidhje dhe për ?Zogun e Zi?, edhe për ?Shqiponjën?. Ndërkohë që përfundimi edhe i Bulevardit të Ri, edhe i Sheshit ?Skënderbej?, edhe i kësaj vepre e vendosin në një bazë tjetër platformën e zhvillimit të infrastrukturës së Tiranës.?Për Veliajn, me përfundimin e punimeve në Unazën e Madhe pritet të lehtësohet qarkullimi në një zonë me rreth 100 mijë banorë.?Ky segment i jep zgjidhje një nyje të rëndësishme të trafikut. Gjithë trafikut që vjen nga jugu i Tiranës. E sigurisht, stabilizon gjithë trafikun që vjen nga Dogana, nga Durrësi drejt Elbasanit, duke eliminuar futjen mes për mes Tiranës, në Sheshin Skënderbej apo në unazat më të vogla të qytetit. Me 600-metërshin që po prokuron Ministria e Transportit, ne besojmë që deri në verë do e kemi përfunduar këtë segment, Sheshin ?Skënderbej? dhe Bulevardin e Ri, që janë tre projektet kryesore të Tiranës në këtë moment dhe më emergjente,? - u shpreh për projektin kryetari i bashkisë Veliaj. Ministri i transporteve Sokol Dervishaj u ndal tek rëndësia që ky segment ka për disa rrugë që lidhin Tiranën me qytetet e tjera.?Investimi po ecën sipas parashikimeve dhe në pranverë do ketë përfunduar minimalisht segmenti nga ku jemi deri tek TEG-u, në mënyrë që në përfundim të segmentit TEG - tunel i rrugës Tiranë - Elbasan, kjo të jetë një arterie që lidh rrugën Tiranë - Elbasan me autostradën e Durrësit dhe me një koncept shumë më të gjerë të integruar të qarkullimit dhe zhvillimit infrastrukturor. Investimi do përfundojë me sukses dhe do krijojë çlirimin e qarkullimit për këtë pjesë ...

Free Traffic Exchange