“Statusi i gjyqtarëve” në Kushtetuese - News, Lajme - Vizion Plus

2016-12-02 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Unioni i gjyqtarëve ka çuar këtë te premte në Kushtetuese ligjin për statusin e gjyqtarëve. Ankimimi është dorëzuar nga kryetari i unionit Gert Hoxha. Sipas Hoxhës, unioni i gjyqtarëve mbështet hetimin e pasurisë se tyre, por kërkon që dhënat të mos behën publike. Hoxha thekson se drafti cenon në thelb pavarësinë e gjyqësorit dhe standardet e përcaktuara nga Komisioni i Venecias. Në fillim të muajit tetor u miratua në kuvend ligji për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve vetëm me votat e mazhorancës.