Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një sasi prej 23 kg kanabis sativa është sekuestruar nga policia kufitare në Kapshticë, ndërsa në pranga kanë përfunduar dy persona, njëri prej të cilëve një femër.
Policia bëri me dije se ka arrestuar shtetasit Besim Zenuni, 55 vjeç dhe Ermira Elezi, 25 vjeçe, banues në Tiranë.
Lënda narkotike u gjet në automjetin tip ?Peugeot? në dalje nga Shqipëria në drejtim të Greqisë. Policia sqaron se mjeti është në pronësi të 55 vjeçarit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/trafik-i-23-kg-kanabis-shqiperi-greqi-turqi-dy-ne-pranga-ne-kapshtice/