Report TV - Fatos Klosi: Ku gënjen Berisha për zhdukjen e Remzi Hoxhës

2016-12-02 3

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ka hedhur poshtë pretendimet e Sali Berishës, sipas të cilit emrin e Remzi Hoxhës e ka dëgjuar për herë të parë nga Adem Demaçi dhe se institucionet hetimore nuk kishin dijeni për fatin e tij.

Gjatë një interviste për Shqiptarja.com, Klosi ka pohuar se, Sali Berisha, jo vetëm kishte informacion të saktë, por ka pajisur me pasaporta diplomatike përgjegjësit për vdekjen dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës, me qëllim për t?i shpëtuar drejtësisë. Sipas Klosit, roje dhe shoferë të SHIK-ut kanë folur për rastin në fjalë, ndërsa dëshmitë e tyre janë në prokurori.

Free Traffic Exchange