Ora News – Vlorë, aksidenti në Lungomare, lirohet inxhineri, në burg përgjegjësi i projektit

2016-12-01 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Përgjegjësi i sigurimit teknik të firmës që po kryen punimet e Lungomares ku ndodhi aksidenti tragjik, është lënë në qeli, ndërsa inxhinieri është lënë në ?arrest shtëpie?. Nesër Gjykata do të japë masën e sigurisë për policin që ushtroi presion ndaj të plagosurit nga ky aksident për të ndryshuar dëshminë e tij, që të favorizontej firma e ndërtimit.
Gjykata e Vlorës komunikoi masën e sigurisë për dy përfaqësuesit e firmës qe po kryen punimet në Lungomare, të arrestuar pas aksidentit tragjik të dites së shtunë ku humbi jetën Kristi Panajoti 17 vjeç dhe u plagos drejtuesi i mjetit Petraq Beja.
Gjykata vendosi ?arrest në shtëpi? për 25 vjeçarin Tomor Cena, me detyrë inxhinier zbatues i projektit dhe ?arrest me burg? për 61 vjeçarin Ilirian Tahmazi, me detyrë përgjegjës i sigurimit teknik.
Ndaj tyre rëndon akuza ?shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë?.
Prokurori Saimir Smaka kërkoi ?arrest në burg? për Tomor Cenën, ndërsa mbrotja tha se i riu nuk përbën rrezikshmëri, ndaj kërkoi masë më të lehtë.
Avokati i Ilirjan Tahmazit tha se arrestimi i tij është i paligjshëm dhe argumentoi se klienti i tij është paraqitur në polici dhe nuk është larguar pas aksidentit, duke dhënë detaje të plota rreth rregullave të sigurimit teknik.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/aksidenti-ne-lungomare-sot-masa-e-sigurise-per-dy-inxhinieret-e-firmes/

Free Traffic Exchange