http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një konflikt për motive xhelozie ka përfunduar me vrasjen e 49- vjeçares Manjola Luzi ne fshatin Drizë të Beratit. Ngjarja e rende ndodhi rreth orës 01:00 pas mesnate, kur sipas policisë, bashkëshorti Rruzhdi Luzi 57-vjeç, qëlloi me thikë bashkëshorten. Grindja mes çiftit Luzi mësohet se ka ndodhur që në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, kur bashkëshorti ishte kthyer në banesë. Goditjet ishin fatale për gruan, e cila ndërroi jetë menjëherë. Familjaret kane njoftuar policinë, e cila ka arrestuar autorin e krimit. Ngjarja ka shokuar banorët e fshatit, të cilët e njohin Luzin si një njeri që nuk kishte shfaqur probleme rreth martesës së tij. Gjate marrjes ne pyetje ne polici, autori 57 vjeçar ka pranuar se e qëlloi bashkëshorten, pasi ishte ndier xheloz.