Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në qytetin bregdetar te Durrësit qytetarët qëndrojnë me orë të tëra në radhë për t?u pajisur me abonenë mujore të linjave qytetase të urbanëve.
Siç shihet edhe nga pamjet, dhjetëra qytetarë janë dyndur para dy sporteleve për të siguruar kartonin e abonesë, duke sfiduar dhe të ftohtin dhe temperaturat e ulëta. Jashtë kamere thonë se qëndrojnë në radhë prej orës 4 të mëngjesit, pasi e kanë të domosdoshme abonenë.
Ka dhe nga ata që vijnë prej të paktën tre ditësh për të blerë abone, por pa mundur dot t?ia dalin. Kërkesa e lartë dhe numri i vogël i biletave që shpërndahen për një muaj, ka sjellë radhët e gjata që zgjasin me orë të tëra.
Qyteti i durresit ka disa linja urbanësh, si qender-spitalle, qender-currila, qender shkozet, qender plepa dhe qender-arapaj.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/durres-dhjetera-persona-me-ore-te-tera-ne-radhe-per-nje-abone/