http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dita ndërkombëtare e luftës kundër SIDA-s, e gjen Shqipërinë me një numër të të lartë te personave te infektuar, që përllogaritet në rreth 1 mijë vetë. Vetëm në 9 muajt e parë të vitit 2016 janë diagnostikuar 102 raste të reja, mes tyre vetëm një femijë 2 vjeç. Ndërkohë nga numri total i personave të dignostkuar 704 prej tyre janë meshkuj. Numri më i madh i të infektuarve kane deklaruar se e kanë marrë sëmundjen përmes kontakteve seksuale. Ndërsa koordinatori i përhershëm i kombeve te bashkuara, Brian Uilliams, kërkoi te shtohen kontrollet. ?Unë nxis që të bëhen kontrolle në mënyrë që sëmundjen të mund ta mbajmë në kontroll dhe të mos i diskriminojmë ata që janë diagnostikuar me këtë sëmundje. sepse diskriminimi është edhe një nga shkaqet që njerëzit nuk shkojnë të kontrollohen edhe nëse kanë dyshime?, - tha Uilliams. Tirana është qyteti që shënon 446 te infektuar, ndërsa numrin më të vogël e kane Tepelena e Gramshi me nga një rast. Bëjnë përjashtim Erseka dhe Bilishti që nuk kanë asnjë të prekur nga kjo sëmundje.