Droga shqiptare “pushton” Italinë, kryeprokurori i Leçes në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

2016-12-01 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeprokurori i antimafias së Leçes, Kataldo Motta, theksoi nga zyra e shtypit të shefit të akuzës, Adriatik Llallës se ne brigjet e Italisë po trafikohen me shumë drogë se më parë nga Shqipëria. Situata e krijuar nga trafiku i drogës ishte arsyeja qe Motta për më shumë se tre orë u takua me drejtues se Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e po ashtu edhe me përfaqësues të Interforcës Italiane, të cilët monitorojnë kultivimin e kanabisit ne Shqipëri. Krimi i organizuar dhe pastrimi i parave nga organizatat kriminale Shqiptare në Itali ishte po ashtu teme diskutimit. Nje dite me pare Kataldo Motta u takua me ministrin e brendshëm Saimir Tahiri, i cili u mbajt larg vëmendjes se medias. Me urdhër të Prokurorisë së Përgjithshme në Shqipëri, kohët e fundit janë sekuestruar disa pasuri të dyshuara se janë vendosur nga aktiviteti kriminal në Itali.