Koka: Paketë ligjore për krimet mjedisore - News, Lajme - Vizion Plus

2016-12-01 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i mjedisit Lefter Koka kërkoi ndryshim të Kodit Penal për sa i përket krimeve mjedisore, pasi siç tha ai ky kapitull nuk është prekur që prej vitit 1995. Sipas Kokës në këto 20 vite dora e njeriut ka punuar në dëm të natyrës dhe vakumi ligjor sipas tij është mosndëshkueshmëria. Më tej Ministri Koka theksoi se njehsimi dhe përafrimi me legjislacionin e BE-së është një rrugë jo e vështirë, por gjithçka do të shihet në terren. I pranishëm ne aktivitet ambasadori i OSBE Bernd Borshard tha se viti 2017 duhet te behet si vit i aksionit kundër krimeve mjedisore, të cilat kërcënojnë burimet natyrore të Shqipërisë dhe pengesë. Ministria e Mjedisit prej vitit 2015 është duke punuar për amendimet e Kodit dhe për përgatitjen e një pakete të krimit mjedisor, në bashkëpunim të ngushtë me ekspertë vendas dhe konsulentë të huaj. Brenda këtij viti paketa ligjore pritet t?i dorëzohet Ministrisë së Drejtësisë.