Investimet në periferinë e Tiranës - News, Lajme - Vizion Plus

2016-12-01 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas 6 dekadash, Bashkia Tiranë nisi rikonstruktimin e 4 kilometra rrugë të segmentit që njihet me emrin Mushqeta-Krrabë. Investim nga i cili përfitojnë 3200 banorë. Për Erion Veliajn, kjo është një tjetër provë qe tregon se për bashkinë e Tiranës nuk ka dallim mes qendrës dhe periferisë, sa i përket investimeve publike.?Më vjen mirë që në fillimin e vitit tonë të dytë, po mbajmë një premtim që dhamë një vit e pak më parë, për rrugën e Krrabës. Më vjen mirë për 3200 banorët që janë rezidentë në Krrabë dhe që çdo ditë duhet të komunikojnë me Tiranën, disa herë për të shkuar në spital, për të shkuar në shkollë, treg apo disa herë për të shkuar në punë, të cilët do të kenë një lidhje dinjitoze me kryeqytetin dhe besoj se në kohë rekord siç po punohet, do ta përfundojmë rrugën përpara afatit 6 mujor.?Për kryebashkiakun, investimet në infrastrukturë synojnë që të krijojnë mundësi të barabarta jetese për të gjithë banorët e Tiranës.?Viti ynë i dytë, siç ka nisur me ndërtimin e rrugës në Zall Herr apo këtu në Krrabë, do të ketë fokusin më të madh në zonat rurale. Nuk mund të kemi një Tiranë që ecën me dy shpejtësi; pra, me marshin e pestë në qendër, dhe me marshin e parë në periferi. E vetmja mënyrë se si mund të arrijmë një Tiranë të balancuar është fillimisht duke balancuar buxhetin, e dyta duke balancuar investimet. Pra, të sigurohemi që sipas proporcionit të banorëve, të kemi edhe proporcionin e investimeve.?Krahas punimeve për ndërtimin e kësaj rruge, Bashkia do të vijojë të nxisë zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë në këtë zonë, ashtu edhe promovimin e aseteve turistike të zonës.