http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
1 ton marihuane është sekuestruar ne total ketë te enjte nga policia italiane ne katër operacione te zhvilluara ne jug te vendit. 4 shqiptare dhe nje italian janë prangosur ne zonën e San Foca dhe San Cataldo ne rajonin e Puljas nen akuzën e trafikimit te lendeve narkotike. Policia sekuestroi edhe nje automatik kallashnikov, qe i përkiste dy prej shqiptareve. Gjate kontrollit ne automjetin e tyre u gjet arma dhe lënda narkotike. Ngarkesën e kishin fshehur ne portobagazh. Nje shqiptar i trete u ndalua pasi gjate kontrollit ne makine iu gjet gjithashtu nje tjetër sasi droge. Arrestimi i katërt ndodhi ne nje zone rurale. Aty ishin zbuluar edhe me pare ngarkesa me marihuane dhe policia kryente kontrolle te vazhdueshme. Te arrestuarit emrat e te cilëve nuk bëhen te ditur, janë te moshës nga 23-50 vjeç. Dy prej tyre ishin rezidente ne veri te Italisë. Thuajse çdo dite policia italiane sekuestron ngarkesa me kanabis sativa, trafikante te te cilave janë shqiptare.