Tre operacione antidroge, sekuestrohen 258 kg kanabis - News, Lajme - Vizion Plus

2016-12-01 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një sasi prej 258 kg kanabis sativa janë sekuestruar nga policia këtë të enjte në tre operacione, në Durrës, Fier dhe Lezhë. Ky është trajneri të cilin trafikantet e kishin përshtatur për të kaluar një sasi prej 190 kg kanabis, nga porti i Durrësit, drejt Italisë. Traileri është futur në skaner pas dyshimeve të agjentëve antidrogë dhe më pas është zbuluar ekzistenca e 158 pakove me kanabis sativa. Droga ishte fshehur në dyshemenë e kamionit i cili shërben për transport të autoveturave, nga Italia drejt Shqipërisë. Shoferi Erblin Tuka 33 vjeç nga Shijaku, është arrestuar nga policia. Në Fier një 24- vjeçar, banues në Maqedoni është shpallur në kërkim, pasi në mjetin e tij iu gjet 64 Kg hashash. Ai ka braktisur makinën sapo ka kuptuar se po ndiqej nga policia. Edhe në Lezhë, policia sekuestroi 4 kg kanabis dhe një armë sportive pa leje, ndërsa ka arrestuar dy presona: Kristian Gjonikaj, 19 vjeç dhe Bruneto Çela, 24 vjeç. Droga dhe arma u gjeten gjatë kontrollit në banesat e të rinjve.