Report TV - Kushtetuesja i bindet Bashës, ridërgon ligjin e përkthyer në Venecia

2016-12-01 1

Ashtu siç kërkoi Lulzim Basha në mesditë, Gjykata Kushtetuese nuk vonoi të ridërgonte të përkthyer edhe një herë ligjin e Vetingut në Komisionin e Venecias. Kreu i opozitës foli për gabime në përkthim, duke lënë të kuptohet se nuk do të pranonte variantin e rekomandimit të Venecias, duke ja faturuar këtë, gabimeve teknike në përkthim.

Edhe pse nuk bëhen me dije se cilat çështje, paragrafë apo fjalë janë përkthyer gabim, burime nga Gjykata Kushtetuese bëjnë me dije se ky institucion i nisi pasditen e së mërkurës një përkthim të ri Venecias, pasi kishte marrë të premten një ankesë me shkrim nga Partia Demokratike se varianti anglisht i ligjit të publikuar në faqen e Komisionit ishte i pasaktë dhe paragrafët thelbësore të tij nuk përputhen me variantin shqiptar të miratuar në Parlament.