Apeli dënon me 110 vite burg 9 xhihadistët - News, Lajme - Vizion Plus

2016-11-30 7

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda pas më shumë se dy orësh qëndrimi në Dhomën e Këshillimit shpalli vendimin ndaj 9 të arrestuarve të akuzuar për rekrutimin e dërgim të besimtarëve shqiptarë në Siri. Rreth 110 vite burg ishte dënimi në total i dhënë këtë të mërkurë nga relatori i çështjes Gurali Brahimllari për të pandehurit, ndërsa shkalla e parë i kishte dënuar me herët me126 vite burg. Për katër të akuzuarit nga prokuroria për xhihadizëm, Genci Balla, Gerti pashja Edmond Balla dhe Bujar Hysa, gjykata la në fuqi vendimi mëparshëm.Vendimi i apelitGenci Balla 17 vjetGerti Pashja 17 vjetEdmond Balla 13 vjetBujar Hysa 18 vjetNdërkohë për 5 të arrestuarit e tjerë, gjykata është treguar më e butë duke ulur një pjesë të dënimit. Orion Recit i përgjysmohet dënimi nga 13 vite në 6.8 vite burg; Fadil Muslimanit i ulet dënimi nga 12 në 10 vite burg. Zeqir Imerit nga 16 vite burg, i ulet dënimi në 13 vite.Vendimi i apelitOrion Reci 6.8 vjetFadil Myslimani 10 vjetZeqir Imeri 13 vjetAstrit Tola 4.8 vjetVerdi Morava 10 vjetPër Verdi Morava, Gjykata e Krimeve të Rënda pushoi çështjen për propagandë, pasi nuk u vërtetuan akuzat duke e dënuar përfundimisht me 10 vite nga burg nga 13 që kishte marrë në shkallën e parë. Policia kishte marrë masa të shumta sigurie në momentin që jepej vendimi në gjykatë, duke përdorur edhe qenin anti-eksploziv. Në fund të seancës, imami i xhamisë së unazës së re, shprehur rezerva për vendimin e apelit, ndërkohë që babai i Verdi Moravës theksoi se do t?i drejtohej Gjykatës së Strasburgut. I vetmi reagim në sallën e gjyqit pas dhënies së vendimit ishte i Zeqir Imerit që iu drejtua gjykatës duke thirrur ?o qafira?.

Free Traffic Exchange