Ora News – Call center, ligji kërkon të frenojë fuqinë punëtore nga Italia në Shqipëri

2016-11-30 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ligji i ri Italian për Call Center nuk e bllokon punën e kësaj sipërmarrjeje në Shqipëri, por vetëm shtrëngon masat që fuqia punëtore të mos zhvendoset nga Italia në vendet tjera. Kështu shprehet administratori i IDS, Agron Shehaj një prej 10 call center-ve të cilët kanë edhe numrin më të madh të të punësuarve.
Agron Shehaj administrator i iDS Call center: Ligji i ri që po aprovohet thjesht shton disa limite dhe e bën pak më të vështirë, nuk është ndonjë pengesë e jashtëzakonshme, janë disa limite që parelamenti italian vë për të vështirësuar lëvizjen e vendeve të punës në fushën e call center nga Italia në Shqipëri. Ne si Call center i thonë klientit nga marrin, si në telefonatat hyrëse edhe ato dalëse.
Sipas administratorit Shehaj, të rinjtë e punësuar nuk duhet të alarmohen për vendet e tyre të punës.
Agron Shehaj administrator i iDS Call center: Jo në asnjë mënyrë nuk duhet të mendojnë për një tjetër vend pune. Nuk ka rrezik tani për tani për ato vende pune. Ky ligj nuk parashikon mbylljen e atyre 25 mijë vende pune.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/call-center-ligji-kerkon-te-frenoje-fuqine-punetore-nga-italia-ne-shqiperi/

Free Traffic Exchange