Ora News – Propozimi i Ben Blushit për nje pakt të madh për Europën

2016-11-30 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputeti Ben Blushi përfshihet në debatin për çeljen e negociatave. Përmes një postimi në facebook në emër të organizatës politike që ka themeluar Libra, ish deputeti socialist nënvizon nevojën për një pakt për integrimin ndërsa akuzon partitë e mëdha se janë në garë se kush i vonon më shumë negociatat
?Klasa politike shqiptare duhet të heqë dorë nga tradita e vjeter sipas të cilës, integrimi është një medalje për zgjedhjet dhe duhet të ulet për një Pakt të Madh për Europën, që mund të përshpejtojë procesin e integrimit duke krijuar më shumë besim tek partnerët europianë? shkruan Ben Blushi.
?Duhet ti japim Europës një arsye për të na besuar, gjë për të cilën deri tani kemi dështuar me sukses. Në Europë nuk shkon dot vetëm qeveria dhe nuk shkon dot klasa politike pa popullin? nënvizon Blushi duke shtuar se duhet të plotësohet kushtet sa më shpejt
?Ne mund ta përshpejtojmë procesin e vetingut urgjentisht, mund ta zbatojmë ligjin e dekriminalizmit rreptësisht dhe menjehere, mund të përsosim sistemin tonë zgjedhor duke kufizuar monopolin e partive mbi numërimin e votave dhe financimet e dyshimta dhe mund ta zhdukim kanabisin për shumë pak ditë?

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/propozimi-i-ben-blushit-per-nje-pakt-te-madh-per-europen/