http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne nje kohe kur lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev, synon te marre edhe voten e shqiptareve permes premtimeve elektorale, kryetari i Bashkimit Demokratik per Integrim, Ali Ahmeti, ka theksuar se përfaqësues legjitime te shqiptarëve mund te jene vetem partitë, qe i përfaqësojnë. ?Ka zëra që thonë se shqiptarët do të votojnë për LSDM-në, por u rikujtoj se përfaqësues legjitim të shqiptarëve janë ekskluzivisht vetëm përfaqësuesit politik shqiptar, se po të ishte ndryshe në Maqedoni nuk do të kishte luftë, e nuk do të vriteshin shqiptare për flamur e arsim. Ne nuk mund të imponojmë se kush do të fitojë tek pala maqedonase. Ne do të respektojmë vullnetin e shumicës maqedonase, ashtu siç është parim, që edhe ata të bejne te njëjtën gjë?.Kete deklarate Ahmeti e beri gjate nje takimi elektoral ne Prespe. Nga ana tjetër, kryetari i VMRO-DPMNE, sulmoi nga Gostivari rivalin e tij, Zaev, te cilin e ka akuzuar se synon te federalizoje vendin.?Ne nuk kemi nevojë për kantone që të jetojnë së bashku. Nuk na duhet dygjuhësia e mbjelle në të gjithë vendin, nuk na duhet blerja e votave dhe përmbushja e axhendave të huaja për të ardhur në pushtet, me qëllim të përmirësimit të bashkëjetesës?.Gruevski është shprehur se nëse do te lejohej diçka e tille, kantonet do te shpallnin pavarësinë me referendum dhe do te shkëputeshin nga Maqedonia.