Report TV - Aksidenti në Vlorë, pranga shefit të Hetimit të aksidenteve

2016-11-30 2

VLORE- Myslym Ismailaj, shefi i Seksionit për Hetimin e Ngjarjeve të Qarkullimit Rrugor është arrestuar mëngjesin e sotëm në lidhje me aksidentin e ndodhur tre ditë më parë në rrugën pranë Ujit të ftohtë.

Sipas hetimeve, Ismailaj ka hyrë në ambientet e dhomës së spitalit ku ndodhej i shtruar i plagosuri Petro Beja dhe pasi ka nxjerrë familjarët nga dhoma, i ka kërkuar këtij të fundit të deklarojë se ka probleme me shikimin. Ismailaj ka ushtruar presion ndaj Bejës me qëllim që të deklarojë se shkak i aksidentit ka qenë shikimi i dobët i tij dhe jo mungesa e sinjalistikës rrugore në vendin e aksidentit.

Mbi Ismailajn rëndojnë tre akuza, ajo e shpërdorimit të detyrës, veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës dhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Free Traffic Exchange