Ora News – Xhihadistët, qeveria i fut në “listën e OKB” si persona të rrezikshëm

2016-11-29 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda pritet të shpallë këtë të mërkurë vendimin për 9- të të pandehurit e akuzuar për rekrutim të shqiptarëve dhe dërgimin e tyre në Siri. për të luftuar për grupimet terroriste ISIS
Në 3 maj të këtij viti gjykata e shkallës së parë i dënoi të akuzuarit me 126 vite burg gjithsej, vendim i cili u ankumua edhe nga vete ata dhe nga prokuroria
Bujar Hysa, i akuzuar si drejtues i grupit, u dënua me 18 vjet burg, ndërsa Gerti Pashja e Genci Balla u dënuan me nga 17 vite. Zeqir Imeri u dënua me 16 vjet ndërsa Verdi Morava, Orion Reçi e Edmond Balla u dënuan me nga 13 vjet. Fadil Myslimani u dënua me 12 vjet, ndërsa Astrit Tola u dënua me 7 vjet.
Në total, dënimi për ta është 126 vjet ndërsa organi i akuzës kishte kërkuar 152 vjet. Të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm gjatë gjykimit dhe pretenduan në mënyrë të vazhdueshme se qenë pre e një gjykimi të padrejtë. Nëntë të akuzuarit dyshohen se si anëtarë të një rrjeti rekrutuesish për xhihadistë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/xhihadistet-qeveria-i-fut-ne-listen-e-okb-si-persona-te-rrezikshem/

Free Traffic Exchange