Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta nderuan Dëshmorët e Kombit me rastin e ditës së Çlirimit të Shqipërisë.
72-vjetorin e çlirimit, Rama dhe Meta ia kushtuan arritjeve të vendit në integrimin europian duke vlerësuar rekomandimin pozitiv të Komisionit Europian për hapjen e negociatave me BE. Kryeministri, i bindur se do të ketë mbështetjen e plotë të Gjermanisë në këtë proces, akuzoi opozitën se po e bllokon integrimin me ligjin e vettingut.
Kryeministri falenderoi edhe Metën ?pa të cilin reformat tona të thella dhe të vështira do të kishin qenë të pamundura? ndërkohë akuzoi PD-në se po bllokon çeljen e negociatave.
Edi Rama: ?E kam të pamundur të bëj sikur nuk shoh atë që po bën PD për ta rrënuar imazhin e Shqipërisë në sytë e partnerëve ndërkombëtarë duke u përpjekur në mënyrë këmbëngulëse ta bllokojë vendin tonë në rrugën e negociatave duke mos lënë shpifje pa amplifikuar lart e poshtë për ta bindur Brukselin dhe kë të mundet ndër vendet anëtare të BE-së se ky vend është Kolumbi dhe qeveria e këtij vendi është kartel droge, shumica parlamentare shqiptare është strofull kriminelësh, Shqipëria është një gropë e të gjitha të zezave prej ku të gjithë duan të arratisen?
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-falenderon-meten-akuzon-pd-po-bllokon-celjen-e-negociatave/