Ora News – Basha: Të amendojmë vettingun tani. Gjosha: Gati të bashkëpunojmë

2016-11-29 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama, që të amendojnë menjeherë ligjin për vettingun duke respektuar dispozitat kushtetuese. Më herët ishte Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha e cila tha qeveria është e gatshme të bashkëpunojë me opozitën për këtë ligj, kusht kryesorë për hapjen e negociatave.
Tirane- ?Të amenedojmë ligjin për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, pa pas nevojë të pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese?.
Ka qënë kjo thirrja e krytarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, për kryeministrin Edi Rama, bashkë me gadishmërinë e tij për të disktuar pa humbur kohë mbi kornizën kushtetuese të këtij ligji.
Lulzim Basha: ?I bëj thirrje Edi Ramës ta amendojmë ligjin pa patur nevojë për vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Unë jam gati që tani. Kushtetuta thotë se vettingun duhet ta bëjë Kuvendi, ndërsa Edi Rama do ta bëjë vetë vettingun me vartësit e tij. Arsyeja është e qartë si do ta mbrojë krimin dhe korrupsionin?
Duke iu përgjigjur dhe akuzave të Ramës se PD po bllokon procesin e integrimit, në emër të opozitës Basha kishte dhe këtë apel: Qepe! Mjaft më me sulme të turpshme prej Don Kishoti drejtuar politikanëve më të lartë nga Amerika në Austri e kudo. Mjaft më duke e shpallur armik opozitën e shumicën e popullit tënd. Nuk do të ketë kurrë paqe me drogë, kriminelë në politikë. Nuk do të ketë kurrë paqe aq për ty nëse vazhdon të fshehësh e mbështesësh drogën dhe krimin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-fton-ramen-ta-amendojme-ligjin-e-vettingut-qe-tani/

Free Traffic Exchange