Në 2017 nis reforma në transport - News, Lajme - Vizion Plus

2016-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga 1 janari i vitit 2017, do të nisë zbatimin reforma në transport, që do të thotë se udhëtimi ndërqytetës do të kryhet vetëm me autobus, ndërsa furgonët do të funksionojnë si taksi. Por ndonëse jemi shumë pranë këtij afati, kushtet për të zbatuar këtë reformë janë ende larg, ndërsa konkurrenca e padrejtë e furgonave vijon të jetë prezent. Një nga vendqëndrimet e autobusëve në Tiranë eshte në zonën e Laprakës. Drejtues të mjeteve thonë se ky ambient është shumë larg kushteve të një terminali. Situata është e ngjashme edhe në Korçë. Ndonëse ka një kufizim të përdorimit të furgonëve në këtë qytet, sërish qytetarët dhe shoferët e shohin me dyshim eliminimin e mjeteve, jo autobus. Bashkia Lezhë thotë se po merret me përcaktimin e linjave brenda qytetit, ndërsa nuk ka fonde për të ndërtuar një terminal për automjetet. Shoqatat e transportit apelojnë që reforma të tilla, të mos mbeten vetëm në kuadër fushatash, por të ketë një vijueshmëri në zbatimin e ligjit, sidomos ndaj konkurrencës së pandershme. Sipas ligjit, në të gjithë vendin do të operojnë 326 linja ndërqytetëse nga 588 që janë aktualisht. Çdo linjë do të ketë stacionin e përcaktuar si dhe oraret e lëvizjes.