Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Unaza e Vogël e Tiranës është hapur, por kjo nuk e liron trafikun. Keshtu u shpreh kryetari i bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj duke shtuar se bashkia ka kaluar gjithë stërkëmbëshat dhe më në fund mbajti premtimin.
Veliaj: Është një rrugë me hapësirë për makinat. K 4 korsi por dhe dy për biçikletat në të dyja krahët, si dhe hapësirë mjaftueshëm për këmbësorët. Sapo të hapet unaza edhe kjo do të mbushet me trafik që do të thotë se hapja e më shumë rrugëve nuk do të thotë më pak trafik, është një ftesë që makinat të kalojnë. Ajo që duhet të ndryshojë siç po ndryshon bashkia infrastrukturën është ndryshimi i kulturës. Nëse vërtet nuk keni punë në qendër atëherë përdorni një unazë më të largët dhe mos ta sjellim të gjithë trafikun këtu?.
Në mbledhjen e radhës të këshillit bashkiak, Veliaj paralajmeroi se do të kalojë për miratim edhe plani urbanistik tashmë i përfunduar.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/perfundon-unaza-e-vogel-veliaj-cliruam-nje-projekt-te-bllokuar-ne-25-vjet/