Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Komuniste ka kryer homazhe në Varrezat e Dëshmorëve veçmas nga autoritetet e larta të vendit. Ata nuk janë lejuar nga protokolli i shtetit për të zhvilluar homazhe me të majtën. Nostalgjikët e sistemit komunist akuzuan politikën se po deformon historinë duke mos njohur veprën e Enver Hoxhës në çlirimin e vendit në ?44.
Komunistët dhe nostalgjikët e sistemit të diktaturës nuk u lejuan të kryejnë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve bashkë me autoritetet më të larta të vendit.
Fillimisht simbolet e Partisë Komuniste, të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare dhe portreti i Enver Hoxhës u ekspozuan jashtë rrethimit të Varrezave të Dëshmorëve.
Kryetari i kësaj partie, Qemal Cicollari, tha se partitë politike deformojnë historinë duke mohuar veprat e Enver Hoxhës dhe veprimtarinë e tij në LANÇ në në vitin 1944.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/portreti-i-enver-hoxhes-ekspozohet-jashte-varrezave-te-deshmoreve/