Ora News – Vettingu, Gjosha: Gati të bisedojmë me opozitën për konsensus

2016-11-29 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në një konferencë të posaçme për mediat, Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, shprehu vullnetin e qeverisë për tu ulur me opozitën dhe për të gjetur zgjidhje për implementimin e ligjit të vettingut. Gjosha, tha se data kur vettingu hyn në fuqi do të jetë dhe data e hapjes së negociatave për antarësim në Bashkimin Europian.
Tiranë- Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, në një konferencë të posaçme për mediat, u shpreh e hapur për të bashkëpunuar me opozitën dhe për ti dhënë zgjidhje implementimit të ligjit të vettingut, kushti i vetëm sipas saj që mban peng datën e hapjes së negociatave.
Pyetje: Është e gatshme mazhoranca të pranojë ndoshta një variant hipotetik të Kushtetueses për të bashkëpunuar sërish me opozitën për të pasur një ligj konsensual të vettingut nëse ka hapësira që të ndryshohet?
Gjosha: Ligji i vettingut është një kusht themelor për çeljen e bisedimeve për anëtarsim për Shqipërinë, jemi të gatshëm të bisedojmë me opozitën për ta vënë në zbatim sa më parë këtë ligj. Data kur do të fillojë implementimi i ligjit të vettingut dhe do të shikohen pikërisht rezultatet e para që ky ligj do të japë dhe në terësi dhe reforma në drejtësi, do të jetë dhe data kur Këshilli Europian do të vendosë çeljen e negociatave me Shqipërinë. Nuk mund të paragjykojmë as një vendim që mund të vijë nga Venecia apo Kushtetuesja, do shohim vendimin që do marrë Venecia në ditët e para të dhjetorit dhe më pas jemi shumë të gatshëm të bisedojmë për të gjetur një zgjidhje të mundshme në mënyrë që ky ligj të fillojë implementimin sa më parë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ligji-i-vettingut-gjosha-gati-te-bisedojme-me-opoziten-per-konsensus/