Kryqëzimi i aksidenteve - News, Lajme - Vizion Plus

2016-11-29 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
6 muaj më parë nëna e dy fëmijëve humbi jetën në një aksident pranë Arkivit të Shtetit në Tiranë, ndërsa e njëjta zonë është kthyer sërish në vend aksidenti. Shkak këtë herë ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara. Përplasja rreth orës 03:00 te mëngjesit duke u gdhire e marta, mes tre mjeteve, ka qenë aq e fortë saqë janë shkatërruar disa nga hekurat ndarës, të cilët i vendosi Bashkia e Tiranës. Në fund automjetet kanë hedhur dhe shtyllën e bordurës ndarëse të rrugës. Shkaktari i këtij aksidenti, Kristo Luli, u largua duke braktisur dy miqtë e tij te lënduar. Dy persona u lënduan nga përplasja, ndërsa vetëm përgjatë 24 orëve në kryeqytet kanë ndodhur 4 aksidente. Fillimisht, një autobus drejtuesi i të cilit u prangos, përplasi një 14-vjeçar në afërsi të Ministrisë së Jashtme. Sipas policisë, 49-vjeçari drejtues i autobusit të linjës Qendër-Uzinë u arrestua për shkak se lëvizte tej normave të shpejtësisë. Disa orë më pas në autostradën Tiranë-Durrës 4 automjete u përfshinë në një aksident, i cili bllokoi trafikun. Fatmirësisht nga përplasja nuk pati të lënduar, ndërsa shkak i aksidentit u bë mosrespektimi i distancës mes automjeteve. Në rrugën e Arbrit një 19-vjeçar mbeti i plagosur rëndë, pasi u godit nga një motor. I riu po kalonte nga njëri krah i rrugës në tjetrin kur u godit nga 41-vjeçari që drejtonte motorin.

Free Traffic Exchange