Hapet Unaza e Vogël - News, Lajme - Vizion Plus

2016-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përfundojnë plotësisht punimet për Unazën e Vogël te kryeqytetit. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se premtimi u mbajt, duke çliruar ne kohe te shkurtër një projekt të bllokuar ndër vite. ?Ka qenë një projekt që ka 25 vjet që flitet nga shpronësimet, që bllokohet nga stërkëmbëshat politikë, por ky projekt është metaforë e asaj se çfarë mund të jetë Shqipëria nëse punohet dhe bashkëpunohet. Kjo është tjetër rrugë që i ka të gjitha standardet. Ishte operacion i sksesshëm edhe ai i spostimit të nënstacionit elektrik. Me pak vullnet të mirë dhe dëshirë Tiranën mund ta çojmë në drejtimin e duhur. Mbajtëm premtimin për të çliruar këtë projekt që ishte i varur. Një patriot nuk zgjohet vetëm për festa dhe stadium?.Veliaj ftoi drejtuesit e automjeteve të shmangin sa të jetë e mundur qendrën e kryeqytetit.?Hapja e më shumë rrugëve nuk do të thotë më pak trafik. Duhet të ndryshojë kultura, nëse nuk kemi punë në qendër të përdorim një unazë më të largët. Në qendër të përdorim sa më shumë biçikletën dhe ecni sa më shumë në këmbë?.Duke nisur nga java tjetër Bashkia, sipas kryebashkiakut, do te nise dhe procesin e diferencimit te mbeturinave.

Free Traffic Exchange