Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në takim më strukturat në Përmet, Lulzim Basha, porositi drejtuesit e Partisë Demokratike që të angazhohen për hapjen e kësaj force polirike dhe të qëndrojnë pranë halleve dhe problemeve të qytetarëve. Basha premtoi se nën qeverisjen e tij, lekët e luksit dhe korrupsionit do u kthehen qytetarëve.
?Hapje, bashkim dhe qendrim pranë njerëzve?, ishte porosia e Lulzim Bashës për demokratët e Përmetit.
Në aktivin e kësaj dege, Basha theksoi se njerëzit që shkëputen nga hallet sapo i hipin pushtetit, nuk mund të jenë model.
Basha: Të ndërtojmë një Shqipëri të mundësive për të gjithë. Të ndërtojmë një Shqipëri të shumicës dhe jo të pakicës. Si do ta bëjmë?! Duke ndërtuar një qeveri që u vjen në ndihmë njerëzve.
Në Përmet Basha u ndal në takime dhe diskutime me qytetarë.
?Më dhanë një vit KEMP, ma prenë. Më thanë që duhet të kesh dy gjymtyrët e prera që të marrësh KEMP?, thotë invalidi Kristo Sotiri.
Basha: ?Problemi i Kristos e para e punës është problem tmerrësisht i dhimbshëm, vetëm ta dëgjosh dhe prekesh. E dyta për fat të keq nuk është i vetmi problem, me dhjetëra, me qindra kam takuar dhe jam i sigurt që janë me mijëra që ua kanë hequr KEMP-in me këtë arsyetim absurd, mizor, kriminal. Sepse një rast i tillë i dhimbshëm duhet të kishte ndihmën e menjëhershme të shtetit dhe jo vetëm që s?të kanë dhënë ndihmë por edhe ndihmën që ke pasur ta kanë hequr. Pse ta kanë hequr?! Të thonë ty që s?kanë lekë. Po pse kanë lekë për palmat nga 600 euro?.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-leket-e-luksit-dhe-korrupsionit-do-u-kthehen-qytetareve/