Vuçiç reagon për unionin e bashkive shqiptare - News, Lajme - Vizion Plus

2016-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç e ka cilesuar ?Një lojë për fëmijë? unionin e bashkive shqiptare, nje organizim i krijuar me 27 nëntor ne Tirane si nje mundësi me e mire bashkëpunimi ne nivel lokal mes shqiptareve ne rajon. ?Çfarë komunash shqiptare, këto janë lojëra për fëmijë të vegjël, u shkon mendja se janë shumë të rrezikshëm? Kjo është përrallë për votuesit e tyre. Dhe çfarë bën kjo farë Omnia? Stampon flamuj dhe lapsa kimikë??Keto qëndrime, kreu i qeverise serbe i ka bere ne nje konference per shtyp pas takimit me kryetarin e opozitës greke Qiriako Micotaqis.?Kur s?keni çfarë t?i ofroni popullit, rritje ekonomike dhe reforma serioze, atëherë tregojmë përralla fëmijësh. Ndërsa unë ju pyes, çfarë ka ndryshuar dje dhe sot në Preshevë? Mos është shkëputur gje nga Serbia? Nuk do të thosha. Le t?i leme fëmijët te luajnë nese kjo është e lehte per ta. Nuk e kam prishur gjumin.?Megjithatë, sipas Vuçiç ne aspektin psikologjik, kjo mund te jete e rrezikshme, pasi disa njerëzve mund t?u duket se kanë bërë diçka të madhe, e në anën tjetër veprime te tilla, nuk kontribuojnë ne marrëdhënie më të mira në Ballkanin Perëndimor.