Report TV - Akuzat për imoralitet, veteranët: Partizanët ishin motra dhe vëllezër

2016-11-29 0

Dhjetëra veteranë dhe nostalgjikë të komunizmit kanë sfiduar temperaturat e ulëta dhe shkallët e memorialit të Dëshmorëve të Kombit, për të nderuar me grusht ditën e Çlirimit. Nuk munguan as këngët partizane. Për mikrofonin e Report Tv janë shprehur se debati mbi nderin dhe moralin e partizanëve janë shpifje dhe tradhti.

Dita e Çlirimit, nuk mund të kalonte pa një ceremonial nga ana e nostalgjikëve të komunizmit. Në varrezat e dëshmorëve, edhe pse në moshë të thyer, me këngë partizane veteranët, kanë ngjitur shkallët për tek memoriali i Dëshmorëve të kombit. Disa prej të pranishmëve janë veteranë të Luftës Nacional Çlirimtare, të tjerë, thjesht simpatizantë të diktatorit Enver Xhoxha.

Free Traffic Exchange