“Zbatimi i vetingut hap negociatat” - News, Lajme - Vizion Plus

2016-11-29 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vetingu është i vetmi kusht që Shqipëria duhet të plotësojë, në mënyrë që Brukseli zyrtar të vendosë për çeljen e negociatave për anëtarësim. Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, thotë se mazhoranca është e hapur për bashkëpunim me të gjithë. Vendimi për hapjen e bisedimeve i takon Këshillit Europian. Gjosha bëri me dije se Këshilli Europian, mund t?i kërkojë Komisionit raportim për ecurinë e zbatimit të reformës në drejtësi. Deklaratat, ministrja e Integrimit i bëri një ditë pas takimit që delegacioni shqiptar pati me kancelaren gjermane Merkel, e cila ka dhënë mbështetjen për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë. Për ministren Gjosha, zgjedhjet politike të qershorit 2017 nuk janë përcaktuar si kusht shtesë nga Bashkimi Europian për negociatat, pasi është mese e qartë se standardet më të larta në zgjedhje janë kriter që çdo vend demokratik duhet të plotësojë.

Free Traffic Exchange