http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama ka kritikuar disa shtete te huaja per ndërhyrje ne politikat e brendshme te endeve te Ballkanit Perëndimor. Siç raporton agjencia e lajmeve ?Reuters?, Rama nuk e ka përmendur me emër Rusinë, por diplomate nga vendet e rajonit janë ankuar prej disa kohesh se Moska zyrtare po përpiqet te shtoje ndikimin e saj ne shtete si Mali i Zi, Serbia, Maqedonia dhe tani edhe ne Shqipëri. ?Ne rajonin tone, janë aktive njerëz nga jashtë qe duan te përfitojnë nga çdo pasiguri për te prishur marrëdhëniet tona me BE-ne,? është shprehur Rama ne nje konference per shtyp ne Berlin, përpara takimit me kancelaren Merkel. Ndërkohe, ne nje interviste per ?Deutsche Welle?, kryeministri Edi Rama deklaron se nuk mund te pretendohet çelja e negociatave nese Shqipëria nuk nis zbatimin e reformës ne drejtësi, nëpërmjet vetingut te gjykatësve dhe prokuroreve.?Sidoqoftë duhet të jetë shumë e qartë për të gjithë, ajo që për ne ka qenë e qartë qysh në ditën e parë, se ne nuk mund të çelim zyrtarisht negociatat dhe nuk ka në fakt as kuptim,që ta kërkojmë një gjë të tillë, në qoftë se nuk fillojmë të zbatojmë ligjin e vettingut të prokurorëve dhe të gjykatësve. Ky është kushti i vetëm për Shqipërinë. Ne natyrisht ndërkohë ne do të vazhdojmë të bëjmë progres në të pesë fushat, që lidhen me pesë prioritetet.?Ne lidhje me qëndrimin e nje deputeti te partisë se kancelares Merkel dhe te ashtuquajturat 7 kushte per Shqipërinë, Rama jep kete qëndrim.?Është e natyrshme që të ketë deputetë, që kanë pikëpamjet e tyre në parlamentet e ndryshme të vendeve të BE-së. Eshtë një debat, që zhvillohet qëkurse zhvillohet procesi i zgjerimit. E kjo nuk është aspak çudi. Por dhjetori nuk ka të bëjë fare me Bundestagun gjerman, dhjetori ka lidhje me qendrimin e qeverisë gjermane dhe të qeverive të tjera për rekomandimin e Komisionit Europian.?Ne interviste, Rama eshte shprehur se opinionet e tij per tashme te zgjedhurin president te SHBA-ve Donald Tramp i përkasin te shkuarës, ndërsa ai dhe Shqipëria po punojnë per te patur marrëdhënie sa me te mira me fqinjët e per te tejkaluar problemet me Greqinë per çështjen çame, si edhe me Serbinë.