Report TV - Negociatat,Gjosha: Shpresë tek raporti i ndërmjetëm me KE

2016-11-29 0

TIRANË-Një ditë pas takimit të kryeministrit Edi Rama me Kancelaren gjermane Angela Merkel në Berlin, Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha në një konferencë të sotme për shtyp specifikoi se shpresat për çeljen e negociatave mbeten tek hartimi i një raporti të ndërmjetëm nga Këshilli Europian, gjatë vitit 2017.

Gjosha theksoi se zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë kriter, jo kusht per çeljen e negociatave.

?Zgjedhjet e ardhshme janë kriter por jo kusht i vendosur nga KE për çeljen e negociatave?, tha Gjosha, duke shtuar se qeveria është e gatshme të dialogojë në çdo moment me opozitën për zhbllokimin e ligjit të Vettingut.

Free Traffic Exchange