Ora News - Diplomati Çejku: Ka një lloj stepje nga Merkel me qeverinë shqiptare

2016-11-28 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Arben Çejku tha se vizita e kryeministrit Rama në Gjermani është e rëndësishme.
I ftuar në studion e Ora News, ai tha se pak ditë më parë Gjermaninë e vizitoi edhe kryetari i Parlamentit, Ilir Meta.
Sipas tij, vizita të tilla janë të rëndësishme, por nënvizoi se ka një lloj stepjeje nga ana e kancelares Merkel me kryeministrin Rama dhe qeverinë shqiptare.
Çejku: Ajo çfarë mund të zbërthehet nga kjo vizitë, ajo çka u pa në media u pa një staniacion dhe frenim i entuziazmit krahasuar me dy vizitat e mëparshme. Tregon se ka një lloj stepje të kancelares Merkel në marrëdhënien me kryeministrin dhe qeverinë shqiptare. Nuk dua të paragjykoj, por do të nisem nga ajo çka u tha në konferencën e përbashkët dhe mesazhet që u shkëmbyen.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/diplomati-cejku-ka-nje-lloj-stepje-nga-merkel-me-qeverine-shqiptare/

Free Traffic Exchange