Report TV - Të shtëna me armë në Durrës një i plagosur në zonën e plazhit

2016-11-28 0

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen kësaj të hëne në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.13, e njohur si lagjia e plazhit.

Një person ka mbetur i plagosur nga të shtënat, i cili është identifikuar me inicialet H.K, 42-vjeç, ndërsa mësohet se gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.

Shkak i ngjarjes dyshohet të jetë një konflikt për çështje borxhi por ende nuk është bërë e ditur shuma.