Ora News – 104-vjetori i Pavarësisë, ekspozohet pena e Ismail Qemalit

2016-11-28 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim me Qendrën Mbarëkombëtare të koleksionistëve shqiptare hapën një ekspozitë për 104 vjetorin e Pavarësisë. Në hollin qëndror të Muzeut janë ekspozuar Pena me të cilin u firmos akti i pavarësisë dhe materiale të shumta etnografike
104 vjetori i shpalljes së pavarësisë u celebrua në Muzeun historik Kombëtar me një ekspozitë me materiale të kohës.
Pena origjinale e Ismail Qemalit me të cilën u nënshkrua Akti i Pavarësisë dhe letra e përfaqësimit që Primo Bianchi i dërgonte Dom Nikollë Kacorit, janë dy prej objekteve që i japin vlera ekspozitës
Shpëtim Sala: ?Pena me të cilën është firmosur akti i pavarësisë ka qenë pronë e Ismail Qemalit. Këtu kemi dy momente, është një letër përfaqësimi që Primo Bianchi ia dërgon me datën 19 nëntor, ia dërgon Dom Nikollë Kacorit, ku i jep përfaqësimin për të marrë pjesë në Kuvendin e Vlorës?
Flamuj kombëtarë, periodikë, materiale etnografike me simbole kombëtare, fotografi dhe libra të kohës, të cilat koleksionisti Shpëtim Sala kishte premtuar se do ti ekspozonte në muzeun e parë privat. Po pengesë është bërë vonesa në certifikimin e objtekteve
Shpëtim Sala: ?Dhe presim konfirmimin e kësaj pjese e më pas do shohim dhe pjesën tjetër?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/104-vjetori-i-pavaresise-ekspozohet-pena-e-ismail-qemalit/