E diela shqiptare - Ka nje mesazh per ty - Pjesa 2! (27 nentor 2016)

2016-11-28 136

Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN

Humbja e një njeriu të shtrenjtë në jetë, na bën shpesh që të harrojmë veten, të na mungojë dëshira për të ecur përpara, por vjen një moment që duhet të mbedhim veten sepse jeta vazhdon të ecë me ritme të shpejta. Këtë të diel në rubrikën ?Ka një mesazh për ty? në ?E Diela Shqiptare? erdhi Xhuljeta, e cila dy vite më parë ka humbur vëllain. Që nga ajo kohë, ajo është mbyllur në vetvete dhe dhimbjen nuk e ka ndarë me askënd.

?Kam ardhur sot këtu të ndaj historinë time të dhimbshme për mua, në lidhje me vëllain tim. Që kur erdhi në jetë lindi me probleme, kështu që gjatë gjithë jetës vuajtëm me të.

Sa fëmijë jeni ju në familje?
"Tani jemi dy. Kam një vëlla më të madh dhe unë. Ndërsa vëllai tjetër ishte pesë vite më i vogël se unë, ndaj unë mezi e prisja ardhjen e tij. Ai lindi me sindromën Down."

Si e morët vesh, menjëherë?
"Jo, sepse mami ma mbajti të fshehtë, mua edhe vëllait, ngaqë kemi qenë të vegjël në atë kohë dhe nuk mund të na e thoshte dot se çfarë problemi kishte. Unë kam qenë jashtëzakonisht e lidhur me të, në moshën tetë vjeçare menduam ta fusnim në shkollë. Aty mora vesh që fëmijët e tjerë rrinin indiferent ndaj tij dhe vëllai ndjehej keq. Kishte raste që fëmijët e moshës sime e përbuznin, nuk e kuptonin se çfarë kishte. Ishte data 17 shkurt kur ai nuk ndihej mirë. E shikoja që disa ditë më parë hante shumë pak dhe i them çfarë ke? Nuk e di më tha, por ndjej si dobësi të trupit, por mos i trego mamit. Ai më pas lahet dhe unë po e vishja, por i shikoj disa pika të kuqe në trup. Dhe menjëherë i them mamit që ka diçka që nuk shkon. Më pas shkuam në spital, ku i bëmë të gjitha analizat, të cilat i dolën shumë keq. I përsëritëm edhe dy herë të tjera këto analiza dhe doli në fund që ai vuante nga leuçemia akute. Shkoj në shtëpi dhe shikoj që në kompjuter mami kishte lënë facebook-un e saj hapur. Teksa doja të dilja nga facebook-u i saj, që të futesha tek i imi, shikoj që daja çon një mesazh. Aty shkruhej: ?jo ska mundësi, është e pamundur?. Më shtyu kurioziteti që të shikoj bisedën pak më sipër. Mami i kishte thënë që djali më është diagnostikuar me leuçemi akute. Në atë moment kap celularin dhe marr në telefon mamin. E kisha humbur kontrollin. I them se çfarë ka ndodhur, isha duke bërtitur dhe ulëritur në maksimum. Më pas dal jashtë, ashtu siç isha me rroba shtëpie, për në spital. Shikoj vëllain që ishte me serum, e përqafoj dhe ndjej një dhimbje të tmerrshme, që nuk e kisha përjetuar kurrë më parë.?

Ajo tregon më tej, për orët e fundit të vëllait të saj. Nuk ishte e pranishme kur ai ndërroi jetë, pasi babai e kishte dërguar në shtëpi. Pak më vonë vjen edhe mamaja, e cila i tregon se çfarë ndodhi, duke e inkurajuar të bëhet e fortë, pasi vëllai kishte ndërruar jetë.

?Kam ndjerë sikur isha në ëndërr. Kam thënë nuk e besoj se çfarë po ndodh."

Po çfarë ndodhi më pas me ty?
"Ishin disa ditë tmerrësisht të vështira për mua, ishin ditë që u mby...