E diela shqiptare - Ka nje mesazh per ty - Pjesa 1! (27 nentor 2016)

2016-11-28 14

Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN

Kristi dhe Silva janë dy motra nga Ura Vajgurore të cilat janë rritur me shumë sakrifica nga prindërit, por sidomos nga babai. Ai ka jetuar 20 vjet në emigracion për të siguruar një të ardhme më të mirë për familjen. Megjithëse gjithçka cfarë kanë arritur e kanë falë atij, ato prapë kanë një kërkesë, një mesazh për babain..

Familja është gjëja më e rëndësishme dhe më sublime për shoqërinë njerëzore. Tek ?Ka Një Mesazh Për Ty? familja është gjithmonë prezente, ndaj edhe këtë javë kjo rubrikë pjesë e programit ?E Diela Shqiptare? e moderuar nga Ardit Gjebrea, ka sjellë historinë e dy motrave nga Ura Vajgurore. Kristi dhe Silva, janë rritur me shumë sakrifica nga prindërit, sidomos nga babai i tyre Roberti. Prej më shumë se njëzet vitesh, ai ka emigruar drejt Greqisë, për t?i plotësuar gjithçka familjes së tij. Por nga kjo largësi ka humbur disa nga momentet më të bukura që jeta të servir.

Ndaj të dyja motrat kanë ardhur në studio, jo vetëm për t?i shprehur mirënjohje babait për gjithë mundin që ka derdhur, por kanë ardhur për t?i kërkuar edhe diçka tjetër. Nga sakrifica e madhe që Roberti ka bërë për familjen e tij, tashmë nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

Por si ka qenë jeta e tyre?
?Ne jemi një familje që jetojmë në Berat, në qytezën Ura Vajgurore. Ne jemi tre motra dhe një vëlla, së bashku me dy prindërit.

Ju jeni rritur pa babain?
"Po, gjithmonë ai ka jetuar jashtë, në Greqi. Para gjashtë vitesh është kthyer këtu, por njëzet vite i ka kaluar andej pa ne.?

Silva për herë të parë e ka parë babain e saj në moshën 3- vjeçare, pikërisht në ditën e saj të lindjes.

?Si është që të rritesh pa babain duke e ditur që ai është dhe nuk ka asnjë problem me mamin?
"Shumë e vështirë ka qenë.?

?Po sot si është babai nga gjendja shëndetësore?
"Ai është 51 vjeç dhe është rënduar shumë, sidomos nga gjunjët sepse i mbledhin ujë, se nuk rri dot një sekondë pa punë. Ai ka perde në sy, me gjithë ato sakrifica që ka bërë. Gjithashtu vuan nga tensioni dhe nga zemra që e ka copë."

Të gjitha këto sëmundje i kanë ardhur se ka qenë larg jush?
"Po sigurisht, se nuk i thonë pak njëzet vite larg gruas dhe fëmijëve. Ai ka sakrifikuar veten e vet për ne."

Për se e keni thërritur sot?
"Për t?i dhënë një mesazh që ai të kujdeset për veten e tij dhe jo më për ne. Sepse veten e tij e ka lënë shumë pas dore, vetëm për të na plotësuar sikur dëshirën më të vogël. Ka bërë shumë për ne. Ai është bota ime, gjithçka që dua në jetë ai është."

Sa vite keni jetuar me babin në shtëpi?
"Vetëm pesë vite."

A është krijuar kjo lidhje e fortë ndërmjet jush?
"Po shumë.?

Babai i vajzave, Roberti, i pranishëm në studio nuk mund ta besojë që nga ana tjetër e murit ishin pikërisht vajzat e tij të dashura. Ndërkohë ato i japin mesazhin, për të cilin e kanë thirrur:

?Ne jemi sot këtu për të treguar që të duam shumë, je drita e syve tanë, ata sy të të mos lotojnë më. Që po të pengojnë s...

Free Traffic Exchange