Shkatërrohet grupi kriminal shqiptar me 146 anëtarë - News, Lajme - Vizion Plus

2016-11-28 7

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia greke ka shkatërruar një grup të madh kriminal që merrej kryesisht me trafikimin e lëndëve narkotike. Në lidhje me këtë aksion policia e vendit fqinj bëri të ditur se organizata kriminale përbëhej nga 146 anëtarë, ku 97 prej të cilëve falë aksionit të policisë kanë përfunduar në pranga.Sipas policisë ky grup drejtohej nga një shqiptar që jeton në Shqipëri, ndërkohë që në hierarkinë poshtë tij ishin dhe 4 shqiptarë të tjerë që drejtonin degët e grupit kriminal.?Të ardhurat ekonomike që kishte fituar ky grup kriminal kapte vlerën e 19 milionë eurove. Kjo organizatë ka futur në Greqi 1 ton e 235 kg kanabis, 1 kg dhe 600 gram kokainë dhe një gjysmë kilogram heroinë. Vitet e fundit kjo organizatë dominonte tregun dhe trafikun e drogës në pjesën më të madhe të Athinës. Banda ishte e shtrirë në 7 nivele të ndryshme të cilët vepronin në mënyrë të pavarur ose të kombinuar duke mbuluar të gjithë aktivitetin e sektorit të drogës, duke nisur nga prodhimi, importi, ruajtja deri në shitjen e heroinës, kanabisit dhe kokainës.Niveli i parë ishte lidershipi: Sipas policisë ky grup drejtohej nga një shqiptarë i cili jeton në Shqipëri.Niveli i dyte ishin drejtuesit e grupeve: 4 shqiptarë që drejtonin degët e grupit kriminal.Niveli i tretë ishte prodhimi - Shtatë persona të arrestuar, prej tyre 3 shqiptarë dhe 4 greke merreshin me kultivimin e kanabisit.Niveli i katërt tranzitimi i drogës përmes kufirit shqiptaro- grek - Tre persona ishin përgjegjës për trafikimin e kanabisit në kufirin greko-shqiptar.Niveli i pestë ishte ruajta e drogës - Njëzet persona nga të cilat 17 shqiptarë merreshin me magazinimin e drogës, të tjerët janë bullgarë dhe rumunëNiveli i Gjashtë ishte transporti - Merreshin 10 persona, 6 prej tyre shqiptare dhe 3 bullgarë.Nivelin e 7-të ishin shpërndarësit e drogës në qendër të Athinës? thuhet në deklaratën e Policisë Greke.