Report TV - Negociatat, Balla: Kushti i vetëm nisja e zbatimit të ligjit të vettingut

2016-11-28 0

Deputeti socialist, Taulant Balla, thotë se kushti i vetëm për negociatat, mbetet zbatimi i ligjit të vettingut. Gjatë një lidhje telefonike për Report Tv nga Berlini, ku shoqëron kryeministrin Rama në vizitën e tij zyrtare në Gjermani, Balla u shpreh se kancelarja Merkel rikonfirmoi gatishmërinë për të mbështetur rekomandimin e KE-së. Balla theksoi se zbatimi i vettingut duhet të nisë deri mesin e muajit të ardhshëm, 15 dhjetor, në mënyrë që Kwshilli i Ministrave të BE-së do të shqyrtojë çeljen e negociatave.