Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pak ditë pas deklaratës së deputetit të CDU, Gunther Kirchbaum në Tiranë, Kryeministri Rama në konferencë me kancelaren Angela Merkel, u kujdes të thoshte se kushti i vetëm i hapjes së negociatave, mbetet ligji i Vettingut.
Rama: ju ma bëtë të qartë se për tu bërë një vend anëtar në BE, ne kemi mbështetjen tuaj por na duhet me patjetër reforma në drejtësi sot ne kemi në kartën tonë kushtetuese të kryer këtë detyrë, por është vetëm një detyrë e kryer në letër, sepse tani është koha për ta implementuar. Shqipëria mirëkupton dhe mbështet kushtin e KE që shoqëron rekomandimin pozitiv për çeljen e negociatave që të fillojnë zbatimin e ligjit të vettingut për gjykatësit e prokurorët.
Kancelarja Merkel nënvizoi mbështetjen e Gjermanisë për integrimin e vendit tonë ndërsa përveç reformës në drejtësi, theksoi se 5 prioritetet kyç do të shoqërojnë Shqipërinë deri në momentin e anëtarësimit, ndërsa përmendi dhe zgjedhjet e 2017, si një test.
Merkel: KE ka përmendur 5 prioritete dhe këtu bën pjesë zbatimi i qëndrueshëm i kësaj reforme dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Këto janë hapa të përhershme që duhen kryer. Duke pasur parasysh dhe zgjedhjet që ka, Shqipëria do të vihet në kontakt dhe me OSBE.
Kryeministri, i veshur me një kravatë kuqezi, si simbolikë e Ditës së Pavarësisë, kërkoi nga BE që ta shihte Shqipërinë në të njëjtën mënyrë siç Shqipëria e sheh Bashkimin Evropian.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-dhe-merkel-ne-konference-te-perbashket-ne-berlin/